Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta mbesa e Nelson Mandelës!

Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta mbesa e Nelson Mandelës!

Ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, mbesa e Nelson Mandelës, Zoleka. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj përmes një deklarate.

“Zoleka ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës, 25 shtator, e rrethuar nga miqtë dhe familjarët”, shkruajnë familjarët në ‘Instagram’.

Kujtojmë se Zoleka vuante prej kohësh nga knaceri, ku ka qenë vetë ajo e cila ka ndarë lajmin parme snjë postimi në rrjetet sociale.

“Çfarë t'u them fëmijëve të mi? Si t'u them atyre se këtë herë, mund të mos arrij ta jetoj jetën time? Si t'u them atyre se gjithçka do të jetë në rregull kur nuk është? Unë jam duke vdekur … nuk dua të vdes”, shkruante ajo lidhur me sëmundjen.

Fondacioni Nelson Mandela po ashtu ka reaguar në lidhje me humbjen e madhe, ku e përshkroi Zolekën si një aktiviste të palodhur për Shëndetësinë dhe drejtësinë, citon CNN.

“Puna e saj në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me parandalimin e kancerit dhe angazhimin e saj të palëkundur për të thyer stigmën që rrethon sëmundjen do të vazhdojë të na frymëzojë të gjithëve,” tha ajo.

Aktivizimi i saj përfshinte gjithashtu fushata për sigurinë rrugore pasi vajza e saj 13-vjeçare, Zenani humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 2010./M.K-dritare.net