
Guy Lawson: Gërdeci nuk mund të varroset përgjithmonë!
Dritare.net
Gazetari dhe shkrimtari amerikan Guy Lawson në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV tha se çështja e Gërdecit nuk mund të varroset dhe të harrohet. Banorët e Gërdecit, sistemi i drejtësisë, shqiptarët, thotë gazetari duhet ta dinë të vërtetën e Gërdecit.
“Padrejtësia ishte shumë e madhe dhe e di që ka pasur një efekt të tmerrshëm te shqiptaret, të kuptonin se ishin të pambrojtur, ndërsa diçka kaq e tmerrshme mund t'u ndodhte njerëzve të pafajshëm. Ndaj nuk mendoja që kjo çështje thjesht do të varrosej dhe harrohej. Nuk mund të varrosej përgjithmonë. Këto ngjarje një ditë nxjerrin kokën nga e kaluara dhe e vërteta, një dite del. Mbetem shumë i interesuar të zbuloj se cila është ajo e vërtetë dhe çfarë drejtimi do të marrë gjykimi, pa ndikimin e frikës apo politikes. Mendoj se banorët e Gërdecit e meritojnë këtë, por jo vetëm ata, edhe sistemi politik shqiptar ka nevojë për të treguar të vërtetën e Gërdecit, nëse Shqipëria do të bëhet vërtet ndonjëherë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të zërë vendin e saj në bashkësinë e kombeve të qytetëruara.”, tha gazetari amerikan në DritareTV./L.F/dritare.net

















