Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Po barazohen çlirimtarët me gjenocidarët!

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Po barazohen

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar ndaj kërkesave për dënime për ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas Vengut, revolta ndaj këtyre kërkesave buron nga nevoja që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme.

Ai thekson se paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave, sipas tij, janë kthyer në një instrument që përmbys dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërkohë që krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara.

"Revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi buron nga kërkesa që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme.

Paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë kthyer në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërsa krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara.

Është evidente se përpjekja për të barazuar çlirimtarët tanë me gjenocidarët e Srebrenicës mbështetet në akuza të fabrikuara me ndikimin rus mbi Këshillin e Europës.

Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike dhe minon besimin e popujve në institucionet e paqes. Në këtë formë, gjykatat ndërkombëtare po delegjitimojnë të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes së popujve.

E ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen vetëm mbi drejtësi të besueshme, të paanshme dhe historikisht të përgjegjshme jo mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët." /dritare.net