Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjuhëtari Lafe: Shqiptarët që kanë emigruar ta marrin shqipen me vete!

Gjuhëtari Lafe: Shqiptarët që kanë emigruar ta marrin

Në episodin e radhës të ciklit të emisioneve "Gjuha shqipe”, nga Rudina Xhunga në DritareTV, ishte i ftuar gjuhëtari i shquar, profesor Emil Lafe, i cili na paraqiti një panoramë të qartë të standardizimit të gjuhës shqipe. Profesor Emil Lafe u shpreh se shqiptarët që kanë emigruar nuk duhet ta harrojnë vendin dhe gjuhën e tyre, vetëm se janë më mirë ekonomikisht në një vend të huaj.

"Nga takimet dhe lidhjet me njerëz të diasporës kam vënë re se intelektualët e diasporës duke qenë në vende të zhvilluara, nuk shtrojnë çështje si, pse toskërisht po gegërisht. Ata i kanë tejkaluar këto çështje dhe në punët e gjuhës nuk ka padrejtësi. Ka shumë rëndësi që shqiptarët e Shqipërisë ta ndjejnë veten që janë shqiptarë dhe të mos e harrojnë vendin e tyre, vetëm sepse janë më mirë ekonomikisht në një vend tjetër.

Këtu mund t’ju sjell një shembull, kur shkoj për pushime në Dardhë të Korçës dhe takoj një familje shqiptare që ka emigruar në Greqi, fëmijët e tyre nuk e dinë shqipen dhe me gjyshërit nuk flasin shqip. Ndërsa një familje tjetër po nga Dardha e Korçës, e emigruar në SHBA dhe djali i tyre është i martuar me një marokene, e cila gjuhën e saj ka arabishten dhe gjuhë pune në amerikë anglishten, ndërsa në Shqipëri ajo mësoi shqipen për të nderuar familjen e bashkëshortit, por edhe fëmijët e saj flasin shqip. Ajo një vajzë që di shumë gjuhë, ju ka mësuar fëmijëve të saj edhe shqipen.

Familjet dardhare që kanë emigruar, me nëna shqiptare nuk jua mësojnë gjuhën fëmijëve të tyre. Kjo është e gjitha e lidhur me familjen dhe kulturën e saj. Puna jashtë vendit i bën prindërit shqiptarë që ta neglizhojnë mësimin e gjuhës amtare, kjo lidhet vetëm me vullnetin e familjes.

Por nuk duhet harruar se, gjuha shqipe është shenja kryesore e identitetit kombëtar. Nëse ke humbur gjuhën shqipe atëher ke humbur identitetin.", u shpreh profesor Lafe për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTV./M.T/dritare.net