
Gazetari Elton Qyno reagon pas marrjes në pyetje nga SPAK!
Dritare.net
Gazetari Elton Qyno reagon pasi marrjes në pyetje nga SPAK-u. Në një video, të publikuar në Facebook, Qyno shprehet se pasi nuk tregoi burim në prokurori, agjentët e Byrosë së Hetimit, proceduan me kontroll të banesës.
“Asgjë nuk më kanë komunikuar. Vetëm më kanë komunikuar urdhrin e Gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën gjithashtu. Unë hyra nga ora 11:00 dhe dola nga ora 5 dhe nuk di pse duhet të ishte bërë gjithë kjo, sepse më thirrën për një urdhër ndalimi të akteve për publikimin e akteve të mëtejshme. Nga ana tjetër më thanë do të marrim një deklarim dhe pastaj duhet filluar me presione të çdo lloj forme. Për të treguar burimin dhe për të treguar kushtet dhe për të dorëzuar materialin. Në kushtet kur unë nuk e bëra një gjë të tillë u proceduam me kontroll banese.”, deklaroi Qyno./K.C/dritare.net

















