Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot u nda nga kjo jetë një burrë i mençur, human dhe punëndritur, Gafurr Dudaj!

Sot u nda nga kjo jetë një burrë i mençur, human dhe

Sot u nda nga jeta themeluesi i Universitetit Barleti, Gafurr Dudaj. Qenë të shumtë pedagogët, studentët dhe të njohurit që e përcollën në banesën e fundit duke ndarë kujtimet për zotin Dudaj, njëri nga nismëtarët e kapitalizmit të viteve 1991 në Shqipëri. Erion Kristo pedagog prej 15 vitesh në këtë universitet shkruan në facebook:

“Sot përcollëm për në banesën e fundit krijuesin e Universitetit Barleti, biznesmenin Gafurr Dudaj. Ishte një njeri i rrallë. Kur i shikonte hienat e politikës që më vinin rrotull, më thërriste: "Ju të rinjtë nuk dëgjoni, por një këshillë do të të japë plaku: mos u merr me politikë. Rri këtu, se je mirë". "Xhaxhi Gafurr. Unë i dëgjoj të moçmit. Nuk kam parti tjetër, veç Partinë tënde". Sa herë që më rrotullohej mendja, kujtoja fjalët e plakut dhe qetësohesha. 15 vjet barletas. Do na mungosh xhaxhi Gafurr!".

Ndërsa botuesja e Dudaj, Arlinda Dudaj shkroi për të:

"Ti ishe mishërimi i shprehjes asgjë nuk është ashtu siç duket. Poshtë pamjes së rëndë, shikimit të errët fshihej një zemër e madhe. Ishe njeriu që deri në frymën e fundit mendove të punoje pa u ndalur në një sipërmarrje të re. Ishte pasioni yt më i madh që do të shuhej vetëm kur të mos ishe më në këtë jetë. Do të kujtohesh përherë i tillë.”

Zamira Çavo ka shkruar për humbjen e tij:

"Kam shkruar shpesh për këtë biznesmen të heshtur por punëmbaruar, për këtë njeri sa të sertë e aq njerëzot, por sot dua t'ju them dy fjalë: Zakonisht kur njerëzit vdesin thuhen fjalë të mira, por rrallë ndodh që të lënë vërtetë një emër të mirë në keto kohë të këqija që jetojmë. Gafurri na la të gjithëve një emër të mirë! Te qoftë dheu i lehte o mik i të gjithëve!"/dritare.net