
Ftesa e Ramës për grekët: Bujrëm në Shqipëri, si në shtëpinë tuaj!
E Diel 12 Maj 2024, 12:12
Dritare.net
Kryeministri ftoi dhe grekët të vijnë në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të investuar.
"Shqiptarët janë të dashuruar me brigjet e Greqisë, por gjithnjë e më shumë grekë po zbulojnë Shqipërinë ku ndihen si në shtëpinë e tyre. Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, investime, por edhe për të përfituar nga një regjim taksash shumë të ulët se në Greqi. Shqipëria është miqësore, sa nuk u krijon asnjë telash, u krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë pol që vjen proteston atje dhe pastaj vjen humb zgjedhjet këtu, bujrëm si në shtëpinë tuaj.", tha Rama./K.C/dritare.net

















