Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotoreporteri Roland Tasho: Si donin të më hiqnin nga Revista Ylli, pasi fotografova një vajzë!

Fotoreporteri Roland Tasho: Si donin të më hiqnin nga Revista Ylli,

Fotoreporteri Roland Tasho fotografoi Shqipërinë në momentet më të rëndësishme të zhvillimit të vendit. Tasho e nisi karrierën e tij rreth viteve 1980 në një nga revistat më të rëndësishme të propagandës së kohës, revistës “Ylli”. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Tasho ndau momentin kur mori vërejtje në punë për shkak të vajzës së përzgjedhur për kopertinën e revistës Ylli.

“Në 89 -90 kryeredaktori i Revistës Ylli, ishte me pushime dhe ma la mua si detyre të bëja kopertinën për ta bërë. E mora detyrën me shumë qejf. Pranë shtëpisë sime banonte një ndër vajzat më të bukura të Tiranës. Ndaj vendosa të fotografoj atë për kopertinën e atij muaji. Mburresha me atë kopertinë sepse pati një sukses të jashtëzakonshëm. Mbaj mend që u pëlqye aq shumë sa ishte e zakontë ta shikoje në xhamat e makinave, atë kopertinë.
Kur kryeredaktori u kthye nga pushimet bëri një mbledhje urgjente pikërisht për këtë kopertinë dhe për vajzën që unë kisha fotografuar. Vajza në fjalë kishte mbaruar shkollën për arkitekturë por nuk kishte pranuar të shkonte në Vlorë, atje ku partia e kishte caktuar. Ndaj ky rast u bë problem.
Vajza në kopertinë ishte e bija e Ksenofon Dilos, Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri nga 1987 - 1992. Bëhej fjalë për Elona Dilon. Ndaj ky fakt më ndihmoi kështu që unë e kalova vetëm me një vërejtje”, u shpreh Tasho në Dritare TV./L.F-dritare.net