Foto/ Çfarë nuk u pa nga protesta e Berishës!
Dritare.net

Partia Demokratike organizoi sot protestën e radhës përpara Kryeministrisë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, Policia e Shtetit nuk e miratoi zhvillimin e saj për shkak të akteve të dhunës, por efektivët mbetën në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u bashkua me militantët në bulevard rreth orës 18:45, i shoqëruar nga Flamur Noka dhe Luçiano Boçi.

Gjatë protestës, një grup i caktuar militantësh hodhën molotovë drejt godinës së Kryeministrisë. Sipas mediave, ky ishte një ndryshim nga herët e tjera, pasi grupi i molotovëve nuk u fsheh pas pankartave, por u pozicionua në mes të çadrave në shesh. Në sulmin u përfshi edhe ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni.

Tubimi u zhvillua ndërsa opozita kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ishte në vend për shkak të vizitës në SHBA, ku mori pjesë në takimin e Bordit të Paqes krah Donald Trump. Pas vizitës së Ramës, disa militantë të PD-së kishin valëvitur edhe flamuj amerikanë gjatë protestës.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka dënuar aktet e dhunës dhe ka bërë thirrje që organizatorët të apelojnë tek mbështetësit për të shmangur përplasjet dhe për të mbajtur të miturit larg situatave të rrezikshme./K.C/dritare.net