Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Policia hodhi bomba me arsenik, donin të vrisnin Senadën!

Berisha: Policia hodhi bomba me arsenik, donin të vrisnin Senadën!

Fjala e Sali Berishës nga selia e Partia Demokratike shënoi përfundimin e protestës së sotme. Berisha akuzoi Policinë e Shtetit për sulmin ndaj selisë së partisë dhe përdorimin e mjeteve të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.

Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi qytetarët që morën pjesë në tubim, duke e lidhur përpjekjen e tyre me protestat historike të 20 shkurtit 1991. Berisha denoncoi përdorimin e bombolave gazi, bombave tymuese dhe mjeteve të tjera kundër mbështetësve të PD-së, duke e cilësuar këtë si një akt të pashembullt dhune dhe hakmarrjeje nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Mirënjohjen më të pakufishme ju qytetarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që sot më 20 shkurt përsëritët në një formë apo në një tjetër 20 shkurtin e vitit ‘91. Natyrisht në qoftë se shtatorja e satanit ndodhej në piedestalin në sheshin Skënderbej, busti i pasardhësit të tij, busti i gjallë nuk ndodhej as në Shqipëri. Kjo nuk ju pengoi për të dëshmuar vendosmërinë më të madhe. Kjo nuk pengoi ju për tu bërë ballë dhëmbë për dhëmbë, me falanga krimi që përdorën mjetet e paligjshëm kundër kryengritësve paqësore. Projekti tyre, plani i tyre ogurzi për të krijuar gjakderdhje, përsëri sot u shpalos duke qëlluar në ballë kandidaten për deputete Senada Mehmetin. Ju patë të tjerë, u qëlluan pas koke me bombolat e gazit. Ju patë sesi u përdorën bombat tymuese me acid nitrit helmues, bombat shurdhuese vetëm për të akuzuar opozitën. U përdorën ato mjete që përdoren në pozicione luftarake me palë armike. Sot përshkallëzimi i Edi Ramës, kundër opozitës, ka qenë i paprecedentë. Sot kriminelë me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi në territorin e PD. Sot Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt, ka sulmuar selinë e PD si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësore. I jap fjalën e nderit se në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selitë e tij gjurmë nuk do t’iu gjejë. I them Ramës, është mundimi i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tre ndaj sulmeve të krimit. Urrejtjen atërore që ke mos e shpreh duke gjuajtur bombat tymi dhe bombola gazi në selinë e PD. Ne jemi kryengritës paqësore, por ne nuk të tolerojmë sulmin ndaj selisë. Hiq dorë nga sulmi në selinë e PD. Jemi të gatshëm nga mëngjesi në mesnatë të përgjigjemi siç e meriton”, tha Berisha./K/C/dritare.net