Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë

PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e

Partia Demokratike ka reaguar pas protestës së katërt kombëtare, duke akuzuar forcat e Policisë për përdorimin e gazit lotsjellës brenda oborrit dhe zyrave të selisë së saj. Sipas PD-së, policia sulmoi selinë e opozitës protestës, duke shkaktuar kaos dhe disa të plagosur.

Në deklaratën e saj, Partia Demokratike thekson se dhuna e policisë, plagosjet me plumba gome dhe përdorimi i gazit lotsjellës përbëjnë shkelje të së drejtës kushtetuese për protestë.

Deklarata e plotë e PD:


Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama.

Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur.

Gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit.

Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese.

Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga narkopolicia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.

Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike./K.C/dritare.net