Foto dhe emri/ Kush është i riu që u vra sot në Tiranë!
E Premte 20 Shkurt 2026, 16:04
Dritare.net

Një person ka ndërruar jetë pas një sulmi me thikë që ndodhi sot në Tiranë. Viktima, identifikuar si Egli Pashollari, dyshohet të jetë goditur me mjet prerës gjatë një sherri në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë një fast-food.
Pashollari ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital. Policia ka identifikuar autorin dhe aktualisht po kryen kërkimin për kapjen e tij.
Mësohet se Egli Pashollari ka punuar si polic i burgjeve./K.C/dritare.net