Flora Nikolla në Dritare TV: Rikthehen në Pogradec ditët e humorit dhe karikaturës!
Dritare.net

Konkursi mbarëkombëtar i "Letërsisë së humorit Niko Nikolla", ideuar nga Albanian Excellence, që do të zhvillohet në Pogradec në datat 18 deri më 20 shtator do të organizojë krijuesit shqiptarë të humorit letrar kudo në botë. Për të treguar më tepër rreth këtij aktiviteti, e ftuar në Dritare TV ishte Flora Nikolla. Kjo gjini është cilësuar si shumë e rëndësishme në formëzimin e filozofisë së jetës së një shoqërie.
"Ky aktivitet nis më datë 18 shtator, në të cilin janë ftuar rreth 40 autorë të karikaturës ndërkombëtare. Grupi i punës dhe juria është gati për të pritur dhe vlerësuar autorët. Ne kemi krijuar hartën e autorëve të letërsisë humoristike në të gjithë botën. Niko Nikolla ka qenë një nga personat që arriti të fusë vendin tonë në vlerësimin e karikaturës botërore. Ky aktivitet i jep një shtysë vlerësimit të kësaj letërsie, e cila prin mendimin filozofik të kësaj shoqërie. Ne kemi parashikuar një program të ngjeshur pikërisht për të theksuar letërsinë e humorit shqip dhe ekspozitës së karikaturës.",- u shpreh Nikolla në Dritare TV./M.T/dritare.net