
Flogert Muça: Loja e re mes Gazment Bardhit dhe Sali Berishës!
Dritare.net
Flogert Muça i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV komentoi sot qëndrimin e Gazment Bardhit pro SPAK.
Ermal Peçi: Gazment Bardhi tha sot që i beson SPAK. Pra është kundër Berishës që thotë do ta shkrij SPAK!
Flogert Muça: Për mua është lojë. Në rastin e kundërt do të ishte shantazh për pazar nga ana e Bardhit. Unë nuk e besoj këtë variant por një prej arsyeve mund të jetë që Gazment Bardhi kërkon një listë të tij me emra të sigurt deputetësh në PD. Pra të ketë një grup të tij deputetësh në PD.
Varianti i dytë që unë e besoj është që kjo mund të jetë një lojë mes Bardhit dhe Berishës. Berisha nuk lejon në partinë e tij, mendime ndryshe për çështje kaq thelbësore. Aty mund të ketë mendime ndryshe për çështje periferike, por jo për SPAK. Të mendosh sot ndryshe për SPAK, është të jesh sot armik i Sali Berishës. Pra si mundet që Sali Berisha të gjithë të tjerët që i kanë dalë kundër me qëndrimet për SPAK i ka shpallur armiq, ndërkohë nuk vepron njësoj me Gazment Bardhin?", u shpreh Muça në Dritare TV./L.F-dritare.net

















