Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë thotë Dorian Duçka për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal!

Çfarë thotë Dorian Duçka për lidhjet e tij me

"Nuk kam koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion” kjo është përgjigja që Dorian Duçka, i njohur dhe si ish-këshilltar i kryeministrit Rama, i ka dhënë pyetjes së drejtuar nga televizioni Euro News, për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së dhe faktin se emri i tij përmendet në akt-padi nga autoritetet në SHBA.

Po kush është Dorian Duçka dhe cilat janë lidhjet e tij me politikën në Shqipëri.

Dorian Duçka, është njëri nga personat të cilit i del emri në dosjen amerikane ku shënohet si “Personi B”

Doriani ka histori të larmishme me pushtetin. Ai u përmend orët e fundit si “këshilltari i Ramës”, por ai njihet po ashtu edhe për raportet e ngushta me presidentin Meta, teksa ka shërbyer edhe si ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë”.

Duçka përmendet shpesh në media edhe si nipi i Ilir Metës.

Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri.

Ky person është shtetasi Agron Neza, shqiptaro-amerikan, që dekada të shkuara ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë.

Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jo-zyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.” Ky person është Dorian Duçka, i cili ka refuzuar të bëjë çfarëdolloj komenti rreth kësaj çështjeje./dritare.net