Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë mesazhi dha Rama sot për shqiptarët? Flet Flogert Muça!

Çfarë mesazhi dha Rama sot për shqiptarët? Flet Flogert

Gazetari Flogert Muça i ftuar në DritareTV foli për Kongresin e Partisë Socialiste dhe mesazhin që dha kryeministri Edi Rama.


“Kishte dy nivele komunikimi sot në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së. Niveli i parë ishte ai i ministrave që thanë çfarë kanë bërë këto vite dhe projektet e së ardhmes. Ndërkohë kryeministri foli për vizionin e madh. Nëse një ministër fliste për sa qendra të reja shëndetësore do të hapen, kryeministri tregonte si do jetë Shqipëria e 2030-ës. Mesazhi që donte të linte Rama në opinionin publik ishte që vetëm Partia Socialiste ka vizionin, fuqinë, ta çojë Shqipërinë të sigurt drejt BE-së. Këtë ai e manifestonte edhe duke thënë faktin që përballë ka dikë që nuk e njeh bota, pra Sali Berishën që nuk njeh as institucionet. Pra e bënte një paralelizëm për të treguar që; më keni mua përballë Berishës. Por në makro ai la të kuptohet që “një e ardhme e ndritur na pret përpara”. Ky ishte mesazhi që donte të linte. Se si u përcoll ky mesazh duhet të bëjmë sondazhe. Jam i sigurt që Rama do i bëjë këto për të parë si ka ndikuar kjo që ndodhi sot.", tha zoti Muça në DritareTv./K.C/dritare.net