Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pronari vrau punonjësen. Si ndodhi ngjarja në Vushtrri!

Pronari vrau punonjësen. Si ndodhi ngjarja në Vushtrri!

Policia e Kosovës po e heton vrasjen e rëndë dhe vetëvrasjen në Stanoc të Vushtrrisë pasditen e sotme. Mediat lokale raportojnë se pronari i një furre buke e ka vrarë punëtorën e tij dhe më pas vetën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për mediat vendase për ngjarjen e rëndë.


“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje.”, u shpreh Zahiti.

Mes banorëve që u mblodhën për të mësuar për ngjarjen, është edhe bashkëshorti i viktimës, i cili ka vënë duart në kokë kur ka zbuluar se gruaja e tij është vrarë./K.C/dritare.net