
Vrasje e dyfishtë në Vushtrri. Ja dyshimet e para
E Hënë 24 Mars 2025, 17:05
Dritare.net
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë se sipas dyshimeve të para, një burrë ka vrarë një grua e pastaj edhe veten. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.
“Ka ndodhur një vrasje në qytetin e Vushtrrisë. Dyshimet e para janë për një burrë dhe një grua. Dyshohet se burri fillimisht e ka vrarë gruan dhe pastaj edhe veten. Në vend të ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar dhe aty janë gjetur disa gëzhoja”, ka njoftuar prokurori, shkruan Koha Ditore./K.C/dritare.net

















