Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë do të bëjmë sot në protestë! Flet organizatorja Eda Grimci

Çfarë do të bëjmë sot në protestë! Flet

Në një intervistë per DritareTV, kryetarja e Partisë Demokratike në njësine 9-te në Tiranë, Eda Grimci, ka folur për protestën e opozitës që zhvillohet sot në orën 19:00 përpara Kryeministrisë, duke lënë të hapur mundësinë për përshkallëzim të mëtejshëm të protestave në ditët në vijim.

Grimci deklaroi se protesta është konceptuar ndryshe nga tubimet e mëparshme, me një format më gjithëpërfshirës, me fjalime dhe pjesëmarrje qytetare, duke synuar, sipas saj, një reagim të gjerë publik ndaj situatës në vend.

Ajo theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar për protesta paqësore, por shtoi se zhvillimet gjatë tubimit mund të varen nga reagimi i qytetarëve në terren.

Sipas saj, situata në Shqipëri është “e rëndë dhe e shumëdimensionale”, duke përfshirë ekonominë, shërbimet publike, emigrimin dhe funksionimin e demokracisë. Grimci akuzoi qeverinë për presion ndaj qytetarëve dhe për, siç tha ajo, “frikë dhe patronazhim politik”.

Duke folur për qëllimin e protestës, ajo u shpreh se kërkesa kryesore mbetet formimi i një qeverie teknike tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira.

Grimci u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë, duke e cilësuar si një reagim për të ardhmen e vendit dhe për kushtet e jetesës në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi se protestat mund të vijojnë dhe të marrin forma të tjera organizimi në vijim./K.C/dritare.net