Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Epidemia spanjolle në Shqipërinë e vitit 1918 dhe COVID-19, në 2020-ën

Epidemia spanjolle në Shqipërinë e vitit 1918 dhe COVID-19,

Nga Nashi Brooker

Shqetesimi global per momentin eshte fokusuar rreth efektit të koronavirus që eshte duke udhëtuar ne te gjithë boten. Eshte me vend t’i rikujtojmë vetes tone historinë epidemike te vitit 1918, te kuptojme se si e perjetuam, cfare mesuam, dhe cfare duhet te kishim mesuar nga ajo eksperience. Nga gripi spanjoll i vitit 1918, numri i viktimave arriti tre here me shume se viktimat e Luftës se Pare Boterore. Miliona te tjere u infektuan por mbijetuan, ndermjet tyre, shume te pasur dhe te pushtetshem: Alfonsi 13-te, Mbreti i Spanjes, Mahatma Gandi, Franklin Rusvelt dhe Walt Disney.

Shqiperia ne 1918

Shqiperia e asaj kohe ishte nje vend pa rruge per transport dhe nje bujqesi feudale. Si pasoje, nuk kishte mundesi te tjera, por veç te punonte per te mbijetuar. Aubrey Herbert, nje diplomat anglez dhe anetar i Komitetit per Pavarësinë e Shqipërisë me 1913, shkruan ne ditarin e tij, gjate udhetimeve ne lindje per Shengjinin e sotem keshtu:

“Kurre une nuk kisha pare nje vend me te keq. Shtëpitë gjysme te shembura, mizerje, te gjymtuara, dhe kundërmonin ere te keqe. Njerezit dukeshin sikur zvarriteshin prej tyre si kafshe te sëmura.”

Gjate kohes qe zoti Herbert ishte ne Shqiperi, pati rastin te takonte njerez te shquar te asaj kohe si dhe përfaqësues te qeverisë se përkohshme te Ismail Qemalit, si Ismail Qemali dhe Esat Pasha. Zoti Herbert, uu kërkoi atyre te ndertonin rruge, te ushqenin refugjatet, te thanin kenetat me qellim te luftohej malaria, edhe te dergonin njerez te zote per te ngritur infrastrukture per te permiresuar qytetet. Ne nje nga takimet qe zoti Herbert organizoi me Esat Pashen me 1913, ne shtator, ne Tiranë, i sugjeron atij nder te tjerash t’i kerkonte qeverisë se Ismail Qemalit te merrte kredi dhe te ushqente refugjatet qe po vdisnin nga uria. Nje rrethane tjeter historike e cila ka shtuar numrin e fataliteteve ne Shqiperi me 1918 erdhi si rezultat i luftrave ballkanike. Nga vitet 1914-1918 Shqipëria ishte mbushur me refugjatë nga veriu, nga sulmet e ushtrisë serbe, dhe ne jug nga sulmet greke. Per fat te keq nuk gjenden te dhena historike ose statistike ne kete efekt, por eshte e lehte te konkludosh qe Gripi Spanjoll i vitit 1918, mundet te kete marre jete njerezish te cilet jetonin ne varferi ekstreme, ata te cilet kishin humbur shtëpitë si pasojë e konflikteve luftarake, dhe pushtimeve te përkohshme krahinore.

Nje mungesë totale rreth mbrojtjes se shëndetit per publikun

Te kuptosh ekzaktesisht arritjen e gripit spanjoll ne Ballkan, duhet me patjetër te shohim arshivat historike te kohes. Per shembull “Tragjedia dhe Frymezimi per Perandorinë Osmane-1918" shkruan:

“Ne korrik te 1918 ne Stamboll u hasen rastet e para. Sipas statistikave te Stambollit, numri i te vdekurve nga epidemia ishte 6000. Doktor Husameddin Sherif vlereson se njerezit qe humben jeten ishin me shume se 13.000. Vende te tjera te Ballkanit jane prekur si Greqia, Shqipëria dhe Bullgaria”.

Epidemia spanjolle në Shqipërinë e vitit 1918 dhe COVID-19,

Fqinja jone Greqia, gazeta “Thessalia” ishe e para që deklaronte arritjen e Gripit Spanjoll. Ne 19 korrik 1918, ky grip u shtri ne Patras. Deri atehere Thessalia ishte marre me rastet ne zonen e Selanikut, duke informuar lexuesit, per masat qe po merreshin, si edhe aspektet sociale dhe ekonomike, ne lidhje me epideminë. Ne fakt pas disa ditesh ne Patra epidemia po shfaqte shenja serioze.

Ne 6 tetor 1918, Thessalia publikon nje telegram te Ministrisë se Brendshme Greke e cila përmbledh gjendjen aktuale ne Europe, përfshirë ketu shpjegime shkencore dhe karakterin e epidemisë me kete tekst:

“Virusi depërton ne trup nga goja, pergjithesisht nga sistemi frymëmarrës. Larje te shpeshta te gojës, gargare, me uje dhe dezinfektues krem, mundet ta ndalojnë disi. Kjo semundje mund te ngjitet dhe shperndahet nepermjet kolles dhe transmetohet nga ajri. Prandaj, rekomandohet, shmangia e puneve me stres si edhe perqendrimi i disa formave. Te gjitha shkollat duhet te mbyllen, nje pastërti maksimale te mbahet, veshjet e brendshme te jene te pastra si edhe të lahen duart. Ne menyre te vecante rekomandohet te shmanget cdo kontakt me njerezit qe i ka zene epidemia”

Sic shohim me lart, ne duhet te pranojmë faktin qe në Shqipieri ne vitin 1918 si vende te tjera te Ballkanit, mbrojtja e shendetit te publikut nuk ekzistonte, si e perceptojmë ne sot. Per shqiptaret ne vecanti, nese, kishte ndonje information rreth kesaj epidemie, duhet te kishte ardhur gojarisht nga ata qe kishin lidhje me Greqinë apo Turqinë.

Epidemia spanjolle në Shqipërinë e vitit 1918 dhe COVID-19,

Epidemia ne Shqiperi me 1918

E pamundur te gjesh statistika te japin nje ide se sa njerez humben jeten gjate kesaj epidemie ne Shqiperi. Ne vetem mund te imagjinojme si pasojë e mungeses se konceptit te mbrojtjes se shendetit ne ato vite, efektet mund te kene qene katastrofike, dhe shume kohe makabre ta shihje dhe jetoje. Per te kuptuar, efektin katastrofik te kesaj epidemie eshte me se e rendesishme te t’i referohemi nje burimi personal i cili ka lene eksperiencen e tij me shkrim. Kjo histori vjen ne duart tona nepermjet penes se Hajredin Bej Cakranit, nga nje familje e njohur, i cili kishte nje rezidence ne Cakran te Fierit, ne jug te Shqipërisë. Hajredin Bej ishte nje nga 3 vellezerit Cakrani, dy te tjeret ishin Sulo dhe Bektash. Tre vellezerit Cakrani me 1920 ngriten Shoqerine Bamirese “Cakrani”.

Eshte me vend te permendim ketu se kjo familje ka rendesi ne historinë e Shqipërisë, por ne kete shkrim ne do te fokusohemi kryesisht ne ndihmen e tyre humanitare, dhe vecanersisht, ndihmen per viktimat e Gripit Spanjoll. Po citojme ketu nje pjese te ditarit te Hajredin Bej ne librin e botuar nga historiani Kastriot Bimo me titull “Kujtimet i nje firmetari” ku shkruan:

“Kur u kthyem ne shtepi, pame muhaxhiret (refugjatet) te cilet jane si rezultat i gripit spanjoll dhe nga fshatrat e djeguara nga greket, ku thuhet se 50-100 shpirtra vdesin cdo dite, dhe ky nuk eshte nje numer i vogel. Na kane thene qe eshte grip dhe ky grip eshte shpërndare ne te gjithe Europen, i cili po vret njerez ne masë te madhe. Refugjatet na kane thene, kane ardhur nga Vlora dhe nga te dyja anet e Vjoses. Dhe kete tragjedi donte vendi yne tani. Thjeshte kete mund ta quash katastrofë. Ne nuk pritem per veren, por mblodhem parin dhe beme thirrje per ndihma per refugjatet, si per shembull, ushqim, veshje dhe para. Ne si vellezer lame zonjat tona te merreshin me kete pune. Po ashtu ne u thame edhe qehallarëve te ndihmojne”.

Marigos Posios ka permendur ndihmen humanitare te Cakraneve ne nje nga kronikat e kohës, ku shkruan:

“Vellezerit Cakrani, Hajredin, Sule dhe Bektash Bej u dhuruan refugjateve 14 lope, 120 dele, 200 franga, para, dhe veshembathje.”

Familja Cakrani dhe ndihmat humanitare

Fillimisht kjo familje ndihmoi refugjatet e luftrave ballkanike, te Luftes së Parë Boterore, si edhe ato te gripit spanjoll. Po ashtu kjo familje shtriu ndihmat humanitare te familjet e varfra duke mundesuar shkollime ne Perëndim. Gjate viteve 1932-1935, Mbreti Zog dergoi qindra kosovarë ne zonen e Fierit, ku ndihma e pare humanitare dhuruar ishte nga e njejta familje. Kosovaret e sotshëm qe jetojne ne ate zone jane pasardhsit e tyre. Nje nga ndihmat humanitare me rendesi historike qe kjo familje ka dhe eshte mbrojta dhe fshehja e hebrenjve qe jetonin ne qytetin e Beratit pas pushtimit gjerman ne vitin 1943. Kujtim Cakrani, lideri i Ballit Kombetar, strehoi dhe fshehu hebrenjte e Beratit ku kishin tokat e tyre ne Lushnje dhe Mallakaster. Kadri Cakrani strehoi nje nga keto familje ne shtëpinë e tij. Po ashtu, gjate kesaj periudhe, 8000 ushtare italiane, oficere te divizionit Peruxhia, dhe civilë te tjere u ndihmuan nga kjo familje. 500 nder ta u strehuan ne Mallakaster, ku u ndertua nje kamp dhe funksionoi si spital.

Epidemia spanjolle në Shqipërinë e vitit 1918 dhe COVID-19,

Ndihma humanitare nga kjo familje eshte nje shembull ekzemplar. Te gjitha ndihmat humanitare jane paguar nga buxheti i tyre personal. Ky fondacion humanitar, brutalisht, pushoi se funksionuari ne fillim te vitit 1945, ku fillon edhe persekutimi politik i kësaj familjeje. Sot, Fondacioni Cakrani është rinovuar ne vitin 2000. Ky fondacion ka te njëjtat objektiva, duke vazhduar tradita si ajo e vitit 1920, manaxhohet nga avokat Kujtim Cakrani, si pasardhes i kesaj familje.

Epidemia spanjolle në Shqipërinë e vitit 1918 dhe COVID-19,

Shqiperia e 2020-ës

Pas 100 vjetesh Shqipëria eshte prekur nga koronavirus ose COVID-19. Per fat te mire nuk ka pasur fatalitete ne numer te madh. Informacioni per mbrojtjen e shëndetit publik, gjendet kudo dhe kjo mund te jete nje nga arsyet qe virusi nuk eshte perhapur gjeresisht ne mase. Interneti dhe bota elektronike, ka mundesuar nje informim te shkëlqyeshëm rreth rrezikut qe ky virus përbën per shendetin e njeriut, po ashtu ky informacion ndihmon per njerezit te mos infektohen dhe te mos infektojne te tjerët. Sot Shqipëria eshte me fat se nuk eshte me e izoluar gjeopolitikisht, dhe gezon çdo privilegj qe bota moderne ofron. Duhet theksuar po ashtu se Shqipëria tashme eshte nje vend qe do te fillojë negociatat per te aderuar Bashkimin Europian. BE-ja duke pare te Shqipëria nje partner me potencial ka ofruar ndihme financiare per te lehtesuar epideminë e vitit 2020. Sot me krenari shqiptaret shohin se ka nje staf mjekësor kompetent te ndihmojë pacientet. Po ashtu eshte per t’u pergezuar fakti qe 30 mjekë dhe infermierë jane ne Itali e po ndihmojne ne lehtesimin e impaktit te kesaj epidemi ne këtë shtet. Me entuziazëm duhet te gezojme faktin qe Shqipëria e 2020-ës nuk eshte ajo e vitit 1918. Eshte ky fakt qe ben Shqipërinë me resistente te perballojë kete sfide te tmerrshme./dritare.net