Brikena në lot pas puthjes së Mateos: Doja të ndodhte spontanisht
Dritare.net

Afrimiteti mes Brikenës dhe Mateos është rritur sërish ditët e fundit, por një puthje e “vjedhur” nga banori bëri që Brikena të përlotej për disa orë në dhomën e rrëfimit.
Gjatë spektaklit Prime, banorja u shpreh se dëshironte që puthja të ndodhte në mënyrë spontane, vetëm në një moment kur ajo të ndihej e sigurt. Nga ana tjetër, Mateo iu drejtua duke i thënë se nuk e kuptonte se çfarë kërkonte më shumë ajo prej tij.
Brikena: “Po e nis me puthjen. Shumë herë e kemi folur këtë temë me Mateon. Për mua, puthja ka rëndësi dhe duhet të vijë në një moment kur ndihem e sigurt. Për momentin kisha një pëlqim për Mateon dhe doja që ajo të ndodhte spontanisht, jo të ma vidhte. Ia kam thënë disa herë që doja të ishte diçka spontane.”
Mateo: “Nuk ishte tentativa e parë për ta dhënë këtë puthje. Këtë afrimitet e kemi pasur disa herë. Normalisht, këto sinjale i kam marrë si diçka që hapi duhet ta bëja unë. Nuk mendoj se kam bërë diçka të jashtëzakonshme apo ndonjë gabim. Nuk e prisja atë reagim. Në fund të ditës, ky jam unë. Çështja është: çfarë do ti më shumë nga unë?”
Brikena: “Unë nuk kërkoj asgjë nga Mateo. Për sa kohë them që kam një pëlqim për të, puthja është diçka që vjen vetë.”