
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela shprehu kritika edhe për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale sepse sipas tij ka krijuar probleme me funksioninim e institucionit të Prokurorisë.
“Kemi disa raste ku prokurorët e Shkallës së Parë ankohen për vendime të gjyjkatës së Apelit. Tajni kemi arritur ku prokurorët vënë në diskutim atë që vendos gjykata e Apelit. Bëjnë letër, i drejtohen institucioneve dhe ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e Gjykatës së Apelit. Kjo është e papranueshme dhe e pakonceptueshme. Kjo vjen se kemi ndërtuar një sistem në të cilin prokurorët, sidomos të rinjtë, nuk kuptojnë vendin e prokurorit. Dhe për t’i hedhur benzinë zjarrit, kemi praktikën gjyqësore. Ndërkohë Gjykata e Lartë thotë se Prokurori i Shkallës së Parë mund të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë në kohën kur prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli se në emër të pavarëissë së prokurorit cenohet pavarësia e shkallës së parë nëse prokurori i apelit dhe i Prokurorisë së Përgjithshme ushtron detyrën. Kam përfaqësuar 38 çështje në Gjykatën e Lartë. Ky është vendim i një trupe por kemi dy probleme, e para kemi një gjykatë që i hyn organit kushteutes të institucionit dhe asgjeson rolin që ka prokuroria e Apelit dhe së Përgjithshme dhe e kemi kthyer hierarkinë me kokë poshtë. Prokurori i Përgjithshëm nuk mban qëndrim mbi atë që ka vendosur Prokurori i Shkallës së Parë. Pra, këto janë probleme të keqkuptimit dhe organizimit. Sot ne kemi problem kodin e Procedurës Penale. Ndryshimet në këtë Kod kanë krijuar probleme me funksioninim e institucionit të prokurorisë, janë edhe deri diku pjesë e problemit sa i përket ngarkesës dhe zvarritjeve në rpoceset hetimroe dhe gjyqësore. Këto janë urgjente.”, tha Çela.

















