
Ekzekutoi me plumb në kokë Klodiana Vefën, vetëvritet burri i 35-vjeçares!
E Shtunë 30 Shtator 2023, 08:08
Dritare.net

Pasi ekzekutoi me armë në kokë bashkëshorten e tij, Alfred Vefa ia ka dhënë fund jetës.
Mësohet se bashkëshorti i 35-vjeçares, Klodiana Vefës është gjetur i pajetë në një zonë të komunës San Casciano në Val di Pesa.
Sipas La Repubblica, Alfredi i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e bashkëshortes, ka qëlluar po ashtu veten me po të njëjtën armë që përdori për të ekzekutuar 35-vjeçaren.
Kujtojmë se shkak mbi konfliktin mes tyre, dyshohet të ketë qenë xhelozia, ku prej disa kohësh Alfredi dhe Klodiana nuk jetonin më bashkë, edhe pse nuk ishin divorcuar ligjërisht./M.K-dritare.net

















