
Edmond Spaho replikë me analistin Demalia: Shpifjen e keni mjetin e parë të sulmit!
E Enjte 29 Qershor 2023, 17:05
Dritare.net
Deputeti i rreshtuar krah grupimit të Sali Berishës, Edmond Spaho ka vijuar replikën me analistin Ilir Demalia, duke thënë se ai e ka shpifjen mjetin e parë të sulmit.
Postimi i plotë i Spahos.
Replikë e detyruar me Syçin, alias Ilir Demalia:
Shpifjen e keni mjetin e parë të sulmit.
Une nuk kam prona të asnjë lloji në Korçë dhe Pogradec. Nëse disponon fakte çoji në Inspektoriatin e Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë si dhe në SPAK.
Sa për atë historinë rozë më gajase. Nëse do ishte e vërtetë do e kishte marrë vesh gjithë Shqipëria pasi Maliqi një pëllëmbë është. Thuaje me emër mbiemër. Jo me qyteti N, inspektori P, informatori K si në kohën e Sigurimit. Je larg nuk të hedh dot në gjyq. Këtu e mbyll debatin me ty./F.M/dritare.net

















