Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dumani pret në SPAK të ngarkuarën me punë të SHBA. Ja çfarë u diskutua!

Dumani pret në SPAK të ngarkuarën me punë të SHBA. Ja

Kreu i SPAK, Altin Dumani, priti sot në një takim të Ngarkuarën e SHBA me Punë, Nancy VanHorn, për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Lajmi u bë i ditur nga nga vetë ambasada amerikane në Tiranë, e cila sqaron se gjatë takimit u diskutua edhe mbi takimet e fundit të Dumanit në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

Dumani pret në SPAK të ngarkuarën me punë të SHBA. Ja

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”,- thuhet në postimin e ambasadës amerikane./E.P -DRITARE.NET