Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dolly Parton vaksinohet duke kënduar!

Dolly Parton vaksinohet duke kënduar!

Këngëtarja Dolly Parton ka marrë dozën e parë të vaksinës Moderna. E entuziazmuar për këtë moment, ylli i muzikës ‘country’, 75 vjeç këndoi këngën e saj më të njohur Jolene duke i bërë të gjithëve thirrje për t’u vaksinuar.

Dolly Parton vaksinohet duke kënduar!

"Vaksina, vaksina, vaksina, vaksina, po ju lutem, ju lutem mos hezitoni", këndoi Parton. Ajo ka dhuruar 1 milion dollarë për Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt. Një pjesë e parave shkuan për financimin e një prove të hershme të vaksinës Moderna. Vaksina Moderna ofron gati 95% mbrojtje ndaj simptomave të rënda të Covid-19 . Shumë njerëz të tjerë të njohur në SHBA, kanë marrë vaksinën anti-Covid, duke dhënë shembullin e tyre te të gjithë ata që janë skeptikë. Ndër to Elton John, David Attenborough, Tony Robinson, Ian McKellen, Jane Fonda./L.F-dritare.net