Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Disa lotojnë, të tjerë festojnë! Çfarë po ndodh sot në Iran

Disa lotojnë, të tjerë festojnë! Çfarë po ndodh

Rreth orës 09:40 me orën lokale (06:10 GMT) të shtunën, banorë në disa qytete të Irani raportuan shpërthime të forta, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ajrore.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë njerëz duke vrapuar të tmerruar pranë zonave të goditura, ndërsa në sfond dëgjohen britma dhe të qara. Megjithatë, sipas raportimeve të BBC Persian, një pjesë e popullsisë ka reaguar me lehtësim dhe madje festime, duke besuar se rrëzimi i regjimit mund të vijë vetëm përmes ndërhyrjes ushtarake.

Të dielën në mëngjes u konfirmua se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili drejtoi vendin për më shumë se 36 vjet, u vra gjatë sulmeve të nisura një ditë më parë. Vdekja e tij u njoftua fillimisht nga presidenti amerikan Donald Trump dhe më pas nga mediat shtetërore iraniane.

Disa lotojnë, të tjerë festojnë! Çfarë po ndodh

“Është si kur merr një lajm kaq të mirë sa nuk di si të reagosh,” tha një banor i Teheranit për BBC Persian, duke shtuar se beson se “Lindja e Mesme dhe bota janë bërë vende më të mira”.

Në disa video të publikuara online, shihen të rinj që festojnë dhe brohorasin pas lajmit për goditjen e rezidencës së Khameneit. Ndërkohë, shumë qytetarë të tjerë janë përfshirë nga frika dhe pasiguria.

Panik dhe largime nga Teherani

Që prej së premtes në mbrëmje, radhë të gjata janë formuar në pikat e karburantit, ndërsa shumë banorë të kryeqytetit Teheran janë larguar drejt veriut, pranë Detit Kaspik, duke e konsideruar atë zonë më të sigurt.

Disa lotojnë, të tjerë festojnë! Çfarë po ndodh

Irani po përballet me një ndërprerje pothuajse totale të internetit, çka e bën të vështirë komunikimin me brenda vendit. Disa persona kanë arritur të lidhen përkohësisht përmes internetit satelitor Starlink dhe rrjeteve private virtuale (VPN).

Banorë pranë kompleksit të zyrës së Udhëheqësit Suprem raportuan për prezencë të shtuar të forcave të sigurisë dhe një atmosferë të tensionuar, ndërsa të tjerë thanë se kishin dëgjuar avionë luftarakë dhe shpërthime gjatë orëve të para të mëngjesit.

Frikë për civilët dhe reagime të ndara
Para ndërprerjes së internetit, disa qytetarë postuan mesazhe prekëse në rrjetet sociale, duke shprehur frikën për jetën e tyre dhe duke kërkuar që fëmijët e tyre të mbroheshin nëse situata përkeqësohej.

Ndërkohë, raportime nga mediat shtetërore iraniane pretendojnë se një shkollë vajzash është goditur nga një sulm izraelit, me dhjetëra viktima — megjithatë, këto informacione nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Opinioni publik në Iran mbetet i ndarë: një pjesë e qytetarëve e sheh ndërhyrjen ushtarake si të vetmen mënyrë për ndryshim politik, ndërsa të tjerë frikësohen se sulmet ajrore mund të mos çojnë në rrëzimin e regjimit dhe se situata mund të përkeqësohet për civilët.

Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa priten zhvillime të reja në orët dhe ditët në vijim./L.F-dritare.net