Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Digjet gjatë natës një autobus në Fier. Pocilia ngre dyshimet e para!

Digjet gjatë natës një autobus në Fier. Pocilia ngre

Një autobus është djegur krejtësisht përgjatë mbrëmjes së djeshme në Roskovec të Fierit.

Forcat e rendit bëjnë me dije se autobusi i cili është në pronësi të shtetasit me inicialet B.T., mendohet të jetë përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike dhe nuk ka indicie për zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Sot rreth orës 02:25, në fshatin Velmish, Roskovec, ka rënë zjarr në autobuzin tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., i cili ishte i parkuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./M.T/dritare.net