Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhunuan efektivët e policisë, shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit

Dhunuan efektivët e policisë, shpallen në kërkim dy

James dhe Marcos Doshi, dy djemtë e Tom Doshit, janë shpallur në kërkim ditën e sotme nga Policia.

Ata akuzohen se kanë ushtruar dhunë mbi një person në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut dhe më pas kanë dhunuar edhe efektivët e policisë.

James Doshi 20 vjeç dhe Marcos Doshi 22 vjeç sëbashku mr E.L 34 vjeç kanë refuzuar t’i binden Policisë pas përplasjes fizike me R. S., 38 vjeç, dhe janë në kërkim nga Policia.

Ata jo vetëm nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.M.K/dritare.net