Dhunohet në Vlorë Kujtim Cakrani! Avokati: Më goditën pas koke!
Dritare.net

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar në Vlorë. Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.
Ai ka sqaruar për mediat se si u dhunua nga 2 të rinj në një pikë karburanti në hyrje të qytetit të Vlorës. Avokati i ish-presidentit Ilir Meta thotë se 2 të rinj e provokuan fillimisht dhe më pas e goditën nga pas me mjet prerës, pa asnjë shkak të rastit. Gjithashtu, ai mohon të ketë konflikte të mbartura.
“Më kanë dhunuar 2 të rinj që nuk i njihja. S’e kam idenë përse. Më provokuan, pasi më provokuan, më goditën. Nuk mund të them gjë më shumë se nuk e di çfarë ka ndodhur. Para 2 orësh, 1 orë e sa, në hyrje të qytetit, po hidhja karburant në një pikë karburanti. Ata erdhën aty, pasi më provokuan, dolën nga makina, dikush erdhi nga pas më goditi me mjet prerës, nuk e di me çfarë. Kjo ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, nuk e kam idenë dhe nuk mund të them tani arsyet. Por ishte një provokim për të cilën më vonë dlo ta shikojmë se ça ka ndodhur. Nuk i njihja, ishin djem të rinj, rreth të tridhjetave. Kam 4-5 dëmtime në kokë. S’jam mirë, kam dhimbje koke”,- tha Cakrani./dritare.net