Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deni Doku, ylli i TikTok në Dritare TV!

Deni Doku, ylli i TikTok në Dritare TV!

TikTok-u është aplikacioni më “in” i momentit. Në të gjithë botën, të gjithë krijojnë videot e shkurtra që i ndajnë me miqtë dhe ndjekësit e tyre në “TikTok”. Në Shqipëri, sidomos vitin e fundit të gjithë nisën të flasin për TikTok, për videot dhe për sfidat që realizohen në ekranin e vogël të telefonit dhe në botën e madhe të TikTok-ut.

Deni Doku, ylli i TikTok në Dritare TV!

Ndërsa tek hedh sytë në llogaritë e më të famshmëve në botë, Charlie D’Amelio të zë të gjitha top-listat si më e ndjekura në të gjithë botën.

Më shumë se 114 milion ndjekës dhe një pafundësi me “like”. Por emisioni më i ri në “Dritaretv”, “U tha, u bë”, nga Nini dhe Manjola kishte të ftuar sot Deni Dokun, Charlie D'Amelion shqiptare që numëron më shumë se 450 mijë ndjekës në TikTok. Ajo zbuloi se prej disa vitesh realizon video në Tik Tok, ndërsa tani edhe paguhet prej tyre. Sipas saj, kreativiteti është i rëndësishëm dhe të lejon që të bëhesh një “yll” TikTok-u. Pyetjes se a blihen ndjekësit në “TikTok” Deni iu përgjigje shkurt dhe qartë “ Nuk e di, po ta dija do ta thoja pa problem”. Sipas saj, prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm me fëmijët ndërsa këta të fundit përdorin aplikacionet. Ylli i Tik Tok-ut, la edhe mesazhin e saj në "U tha, u bë". Sipas Denit, bota virtuale duhet shijuar si e tillë, ndërsa shtoi se prej saj mund të zgjohen talente të veçanta. Argëtimi, buzëqeshja dhe hapësira për të realizuar pasionet e bëjnë jetën më të bukur./dritare.net