
Përfundon rruga e re Shëngjin–Velipojë. Pamjet!
E Mërkurë 16 Prill 2025, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rruga e përfunduar Shëngjin-Velipojë, një projekt infrastrukturor që pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në këtë zonë turistike dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të saj.
Kreu i qeverisë e cilësoi këtë rrugë si një tjetër investim që kontribuon në promovimin e Shqipërisë Turistike dhe në zbulimin e bukurive natyrore që vendi ofron.
Projekti është pjesë e programit të qeverisë për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe planit për rritjen potencialit turistik të Shqipërisë me një investim me vlerë 3.8 miliardë lekë. Rruga është e gjatë është 15 km./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















