Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklarata e fortë e ekspertit të sigurisë: Konflikti i Martinit me autorin ka qenë në polici

Deklarata e fortë e ekspertit të sigurisë: Konflikti i Martinit


Vrasja e 14-vjeçarit Martin Canit nga një bashkëmoshatar afër shkollës "Fan Noli" në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në emisionin "Intervista e ditës" në DritareTv tha se kjo ngjarje ishte e parlajmëruar sepse këta persona kanë pasur një konflikt më parë dhe kjo çështje ka qenë në polici.

"Këto janë ngjarje të paralajmëruara, sepse ngjarjet e dhunës mes adoleshentëve kanë qenë të dukshme, të transmetuara në media, është informuar edhe publiku, edhe vetë prindërit e dinë që ata fëmijë janë pjesë e dhunës. Ky rast është paralajmëruar. Mesa di unë këta persona kanë pasur konflikt edhe më parë dhe kjo çështje ka qenë në polici. Nuk e di çfarë është bërë me këtë konflikt që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur. Kush dështoi? Të gjithë kanë dështuar. Dështoi familja në radhë të parë që duhet të mbajë nën kontroll fëmijët deri kur të mbushin moshë madhore; Me kë shoqërohen? Çfarë problemesh kanë? Me se merren, a drogohen? Kanë konflikte? Sa kohë harxhojnë në rrjetet sociale? Si shkojnë në shkollë? Kontaktet me mësuesin shkollën, mësuesin, javë për javë. Pastaj ka dështuar shkolla sepse mësuesi sot është i pafuqishëm sepse të gjithë kanë celularë i bëjnë presion mësuesit me video. Sistemi arsimor nuk ka disiplinën e kontrollit dhe edukimit të këtyre fëmijëve. Ka dështuar kontrolli i sigurisë në shkolla, edhe pse është proklamuar që janë shtuar forcat e sigurisë. A ka kontroll fizik në shkolla? Duhet të vendosen detektorë në shkolla që të kapen mjete metalike. Por nëse nuk ndodh kjo, minimalisht për ata fëmijë që ka informacione që shkojnë me thika, biçakë në shkollë, të kontrollohen nga drejtori i shkollës, në mënyrë të befasishme.”, tha eksperti i sigurisë në DritareTV./K.C/dritare.net