Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Debati për Xhafer Devën/ Nexhmedin Spahiu: Në Kosovë është hero!

Debati për Xhafer Devën/ Nexhmedin Spahiu: Në Kosovë

Prej disa ditësh debati është ndezur lidhur me restaurimin apo jo të një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, shtëpisë së Xhafer Devës, ish-ministrit të Brendshëm dhe mbështetësit të politikave të Hitlerit. Në emision “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga në “Dritare TV”, studiuesi nga Kosova Nexhemedin Spahiu është përplasur me debate të forta me historianin Marenglen Kasmi për sa i përket figurës së Xhafer Devës, ku kanë pasur qëndrime të ndryshme nga njëri-tjetri. Sipas Nexhemedin Spahiut, në Kosovë Xhafer Deva konsiderohet hero dhe një figurë pozitive.

“Në Kosovë Xhafer Deva zyrtarisht konsiderohet hero, shihet si një figurë pozitive. Madje në Kosovë ka edhe rrugë zyrtare me emrin Xhafer Deva, në Mitrovicë dhe Prishtinë. Fotografia e Xhafer Devës është ekspozuar në qendër të Mitrovicës në mesin e 27 personaliteteve më të spikatura që kanë kontribuar për Mitrovicën dhe ky është një fakt. Emri i rrugës në Mitrovicë është vendosur pas luftës (së vitit 1999) dhe nuk është bërë nga serbët, por nga shqiptarët. Në Serbi, Xhafer Deva konsiderohet armik. Në regjistrin zyrtar të heronjve në Presidencën e Serbisë, Enver Hoxha figuron si hero dhe disa partizanë komunistë të Kosovës figurojnë si heronj. Në Serbi, Enver Hoxhës nuk i është hequr asnjëherë titulli i heroit, siç I është hequr Fadil Hoxhës (më 1986). Në Kosovë nuk është shpallur hero asnjë komunist kosovar apo shqiptar dhe asnjë serb, ndërsa në Shqipëri janë shpallur heronj (serbët) Milladin Popoviq, Aleksandër Rankoviq, Ivan Millutinoviq e të tjerë. Këto i kam trajtuar në studimin tim të fundit. Të bësh akuza ndaj Xhafer Devës pse është takuar me serbë në prani të oficerëve gjermanë është sikur të thuash sot pse Albin Kurti bën dialog me Vuçiqin”, u shpreh Nexhmedin Spahiu./Dritare.net