Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe: Po i vrisni fëmijët me cigaren elektronike

Braçe: Po i vrisni fëmijët me cigaren elektronike

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur alarmin për përhapjen masive të përdorimit të duhanit elektronik tek fëmijët dhe të miturit në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si tejet shqetësuese për shëndetin publik dhe sigurinë e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se pajisjet e duhanit elektronik po mbahen dhe përdoren nga fëmijët “gjatë gjithë ditës”, duke krijuar një ritual varësie, ndërkohë që produktet shiten lirshëm në dyqane, kioska dhe pika tregtimi në Tiranë.

Braçe ndalet edhe tek paralajmërimet në paketim, ku thuhet: “Mos e gëlltisni dhe mos e çmontoni. Ky produkt përmban një pjesë të mprehtë”, duke ngritur pyetjen se çfarë rreziku real përfaqëson kjo pjesë dhe pse një element i tillë duhet të ekzistojë në një produkt që përdoret gjerësisht, përfshirë nga të mitur.

Braçe thekson se në asnjë prej pikave të shitjes nuk ka tabela të qarta që të njoftojnë se duhani elektronik ndalohet për fëmijët, ndërsa sipas tij, shitësit ua ofrojnë produktin pa asnjë hezitim edhe të miturve.

“Kjo që po bën kompania që e shet këtë lloj duhani në këtë vend, duke shkelur ligjin, është kriminale,” shkruan Braçe, duke përmendur drejtpërdrejt kompaninë Philip Morris, prodhuese e IQOS.

Në reagimin e tij, deputeti kritikon edhe institucionet shtetërore për mungesë veprimi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zbatimin e ligjit, ndërsa për prindërit shprehet se “kanë dështuar” në mbrojtjen e fëmijëve nga këto produkte.

Gazetarja Rudina Xhunga dhe Dritare TV që prej shfaqjes së këtij fenomeni që kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e IQOS nga fëmijët, përmes artikujve dhe vlogjeve se çfarë thotë OBSH dhe për kriminalizimin e medias, që e reklamon si zgjidhje për lënien e cigares!