Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berishizmi duhej mbyllur në 2013. Flet Fatbardh Kadilli!

Berishizmi duhej mbyllur në 2013. Flet Fatbardh Kadilli!

Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTV u shpreh se PD-ja e Enkelejd Alibeajt po imiton modelin e Sali Berishës. Sipas tij, berishizmi duhet të ishte mbyllur që në 2013-ën kur u rrëzua nga pushteti.



“Non-grata i vrau historinë Berishës. Berisha nuk do të donte ta mbyllte historinë e tij me këtë gjë. Për grupin tjetër kam një bezdisje akoma më të madhe, për paaftësinë e tyre për të prodhuar një argument politik. Për arsyet e veta vazhdon Berisha, dhe për të vetat grupi i Alibeajt. Ka arsye personale Berisha që merr peng opozitarizmin, ka arsye ka dhe forcë, ka shumë instrument afër vetes.
Ka edhe një lloj nostalgjie për Berishën. I lidhin rënien e komunizmit me Berishën, qenien në pushtet të PD-se, vetëm me Berishën. Ai ka marrë peng opozitarizmin ne Shqipëri. Grupi tjetër po imitojnë modelin e Berishës. Mua nga Berisha nuk më ndau non-grata, më ndau modeli i tij i të bërit politikë brenda PD-së. Berishizmi duhet të ishte të ishte mbyllur kohë me parë. Nëse s’u mbyll në ‘97-ën të ishte mbyllur më 2013-ën.”, tha Kadilli në DritareTv./K.C/dritare.net