Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha kishte lidhje me agjendën serbe! Xhevdet Zekaj: Si më hoqi nga puna, pastaj më kërkoi ndihmë!

Berisha kishte lidhje me agjendën serbe! Xhevdet Zekaj: Si më hoqi nga

Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, solli akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e lidhur drejtpërdrejt me veprimtari që, sipas tij, i shërbenin interesave të shërbimit sekret serb.
Zekaj deklaroi se Berisha ka qenë në linjë me axhendën destabilizuese të Serbisë, veçanërisht në periudhat kur çështja e Kosovës ishte në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
“Sa herë që në Kosovë rritej zëri në Europë, këtu shpërthenin trazirat. Ishin të organizuara nga njerëzit e Berishës dhe përfitonte Serbia. Berisha, në mënyrën më të qartë, bënte lojën e saj,” – tha Zekaj.



Ai rrëfeu për herë të parë një episod kur Sali Berisha e kishte larguar nga puna, por disa kohë më vonë e kishte marrë në telefon për ndihmë.
“Më thotë: Jam Sali Berisha. I thashë: Po çfarë doni? Më kishte hequr nga puna, por më kërkonte një material për një konflikt mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Kulturës të Bujar Leskajt. I thashë: ‘Pse më kërkon mua tani që më hoqe nga puna? Ke njerëz aty, përdori ata!’ Por më tha se kishte nevojë për një material profesional. Më vlerësoi për dijet e mia juridike. Ia bëra materialin dhe më vonë ai doli në televizion dhe tha publikisht 60% të atyre që unë i kisha shkruar.”- përfundon ai /E.P-dritare.net