Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhyl Reso: Partia Demokratike filloi e para drogën në Shqipëri!

Bardhyl Reso: Partia Demokratike filloi e para drogën në

Bardhyl Reso, një ndër anëtarët e parë të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike në pjesën e tretë të emisionit Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, foli se si në ’97 në Shqipëri u fut droga dhe nisi aktiviteti i saj. Sipas Resos ishte partia demokratike që e nisi dhe e futi drogën në Shqipëri.

“Pas ngjarjeve të 97 u dukën qartë implikimet e fshehta që kanë pasur qeveritarët e të dy krahëve me ata që quheshin banda kriminale. Nuk gjente njeri tjetër qeveria tranzitore e Finos për t’u bërë bodygard i Prodit kur erdhi në Vlorë, duhet ta mbronte Zani Caushi? Një bandit, një kriminel, në një kohë që ai ka pasur grindje me një bandë tjetër që i thonë banda e Gaxhajit që ato ishin edhe demokratë. Dmth vetë ndarja e bandave në të gjitha qytetet e Shqipërisë tregon që qeveritarët e dy forcave kryesore politike kishin filluar të lidheshin me bandat e krimit. Banda e krimit nuk bënin vetëm krime ordinere, ata dispononin vlera të mëdha monetare, u bënë mafia e prostitucionit, e futjes së drogës për herë të parë në Shqipëri. Madje e them pa ndrojtje në Shqipëri, tërë Berati është marrë me drogë, ministri i brendshëm i asaj kohe ka qenë nga Berati, Musaraji. Për mua drogën e nisi dhe e futi në Shqipëri partia demokratike, nuk them emra konkretë, nuk them se e ka bërë Saliu, të jemi korrekt, por e di që ishte Berati qyteti, sepse më tha ai që pjesën më të madhe e kontrollojmë ne. Madje në ‘97 Berati është vendi ku ndodhën edhe vrasjet më të mëdha.”, u shpreh Bardhyl Reso./Dritare.net