
Azgan Haklaj: Familja ime në azil politik për shkak të atentateve!
Dritare.net
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për deputet Azgan Haklaj, ka ndarë një rrëfim personal në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, duke zbuluar se familja e tij ndodhet në azil politik në Francë që prej vitit 2016, për shkak të atentateve të shumta që kanë kërcënuar jetën e tyre.
“Jam i martuar dhe kam tre fëmijë. Familja ime është larguar nga Shqipëria në vitin 2016 dhe që atëherë jeton në Francë me status azilanti politik, i dhënë nga gjykata për shkak të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur ndaj nesh,” u shpreh Haklaj.
Ai shtoi se, megjithëse familja e tij është jashtë vendit, ai vetë jeton në Tiranë dhe udhëton shpesh për t’i takuar.
“Fëmijët e mi vazhdojnë shkollën dhe kanë përkujdesje të veçantë nga shteti francez,” theksoi ai.
Haklaj i lidh këto atentate me angazhimin e tij politik. E.P-dritare.net

















