
Azgan Haklaj: Ja sa parti ka në koalicionin Euroatlantik!
Dritare.net
Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, në koalicionin Euroatlanik, Azgan Haklaj, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, foli për zgjedhjet e 11 majit. Haklaj sqaroi se si funksionin koalicioni i Lulzim Bashës dhe me sa parti po garojnë në zgjedhje.
Roland Qafoku: Sa parti ka në koalicionin Euroatlantik?
Azgan Haklaj: Koalicioni Euroatlantik është në koalicion me qytetarët e Shqipërisë dhe me ndërkombëtarët, BE-në dhe SHBA-të.
Roland Qafoku: Domethënë me asnjë. Eh Lulzim Basha si i bën këto punë (qesh). Duhet të kishte ca parti ky koalicion.
Azgan Haklaj: Më 20 mars të viti të kaluar, me kërkesë të zotit Basha u hap partia. Kanë qenë 25 parti politike që na u bashkëngjitën në platformën tonë politike. Pastaj me kalimin e kohës disa parti bënë llogaritë personale dhe shkuan te zoti Berisha që i mashtroi. Disa nga ato parti janë kthyer te ne./K.C/dritare.net

















