Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Azgan Haklaj: Si më futi në burg Meta në vitin 2000, pa prova!

Azgan Haklaj: Si më futi në burg Meta në vitin 2000, pa prova!

Azgan Haklaj i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV tregoi se si e arrestoi Ilir Meta në vitin 2000, sepse e akuzoi si organizator të sulmit ndaj komisariatit, gjykatës dhe prokurorisë së Tropojës, më 26 shtator të këtij viti.


“Unë kam luftuar për demokraci me të gjitha mjetet demokratike. Deputet kam dalë nga burgu politik i Ilir Metës. Njëra nga brinjët e trekëndëshit të Bermudës, ortaku i Sali Berishës, ka urdhëruar prokurorinë politike që të më burgosë, kur gjykata urdhëroi pushimin e çështjes. Pse më arrestoi? Më 26 shtator të viti 2000, Meta erdhi në Tropojë, unë isha kryetar i PD-së në këtë qytet. Unë kam bërë çfarë ishte e mundur që të mos kishte përplasje. Ndërsa Meta dha urdhër që të arrestohesha. E ka akuzuar edhe vetë Berisha: “Terroristi Ilir Meta dha urdhër të qëllohet mbi demonstruesit paqësorë gjimnazistë në Tropojë.” U vra një demokrat dhe u plagosën dhjetëra gjimnazistë. U sulmua komisariati, prokuroria, dhe gjykata, ndërsa dhe unë u arrestova pa prova, si organizator. Por unë nuk kam lidhje me sulmin. Unë bëra përpjekje për ta shmangur sulmin. Më ka akuzuar meqë isha Kryetari i PD-së së Tropojës.”, tha Haklaj në DritareTV./K.C/dritare.net