Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hoxha: 21 Janari, pushkatim pa gjyq

Hoxha: 21 Janari, pushkatim pa gjyq

Për gazetarin Artan Hoxha 21 Janari ishte një pushkatim pa gjyq. Hoxha u shpreh për “Shqip” nga Rudina Xhunga se, shpeshherë është mundur t’u qëndrojë pranë familjarëve të dy nga të vrarëve të protestës së 21 janarit, pra Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Ai tregon vuajtjet e familjarëve të viktimave pas humbjes së të afërmve të tyre.

"Unë i kam njohur familjarët e viktimave, pas ngjarjes jam përpjekur të lidhem me ta. Kam ndarë ato vitet e para duke ndarë vuajtjet, problemet, hallet e mëdha që ata kishin dhe pastaj ka kaluar në pjesën tjetër në një sfidë. Për t’i shkuar në fund më duket një padrejtësi shumë e madhe jo vetëm e familjarëve që u pushkatuan pa gjyq në mes të bulevardit. Një ngjarje që ka pasur mbulimin më të madh të mundshëm mediatik, unë nuk e di kur zbulojmë dot një të vrarë para kamerave, si mund të zbulojmë një të vrarë para maleve të Shën Gjergjit, si do ta gjesh në majë të malit kur nuk e gjen dot këtu? Dhe kjo m’u kthye dhe në sfidë për ti shkuar deri në fund dhe për familjarët e Aleks Nikës sidomos sepse ata janë treguar më këmbëngulës nuk kanë hequr dorë asnjë moment. Aleks Nika është i vrari i 4 i 21 janarit, por që nuk vdiq në 21 janar, pra ai u plagos rëndë atë ditë dhe vdekjen e pësoi më mbrapa. Është i vrari që nuk u vra as në bulevard, por përtej bulevardit, poshtë kullave. Është një i ri që kishte ardhur aty jo si militant partie, por si qytetar është një i ri që ka lënë 2 vajza, familja, prindërit dhe pse kanë ardhur në ceremonitë e 21 janarit që zhvillohen nuk e kanë pranuar, jo se këta të tjerët e kanë pranuar gabim, sepse në fund të fundit kanë pasur fëmijë për të rritur.

Mbaj mend familja e Hekuran Dedës ka qenë në skamje dhe ato momentet e para refuzuar, atyre ju çuan 250 mijë euro vetëm që të pranonin vizitën e kryeministrit të asaj kohe dhe ata refuzuan, dhe kur erdhi një vjetori i vdekjes së Hekuran Dedës ata ishin bërë gati të shisnin lopën të bënin paratë e qivurit të të vrarit. Në të gjithë këta Aleksi dukej në kushte më të mira ekonomike, dhe siç thash nuk kishin ardhur si militant, por si qytetar siç vijnë sot. Ai pati fatin e keq mes asaj turmës, sepse aty u plagosën dhe njerëz të tjerë të cilët dhe ata janë pa autor. Pra duke i marrë të gjitha bashkë përfshirë profesionin dhe pse këto kohë nuk kam pasur detyra drejtuese që ta heq vëmendjen ose që ti largohem terrenit, por duke qenë gjithë kohës në rrugë i vetmi avantazh që kam gjatë gjithë kësaj kohë është që kam shumë akses për të dalë në ekran sepse më ftojnë për të diskutuar për informacionin që unë e kam marrë në rrugë, kaq kam më shumë se kolegët e mi që ndodhen sot në terren. Të gjithë këto komponentë të bëra bashkë bëjnë që të krijonim këtë situatë.”, tregoi Hoxha për Dritare TV./dritare.net