Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet pronari i Strip Club Shqiponja!

Arrestohet pronari i Strip Club Shqiponja!

Është arrestuar në Durrës Dodë Rica, pronari i Strip Club Shqiponja. 47-vjeçari akuzohet për trafik të qenieve njerëzore.

"Durrës/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I akuzuar në Kosovë, për trafikim personash, vihet në pranga në lagjen nr.13, me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari, pronar i një lokali nate, në Prishtinë.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikim personash". Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R", njofton policia. / M.K-dritare.net