
Angelina Jolie: Pse i shita fotografitë e fëmijëve për 14 milionë dollarë!
E Premte 7 Shkurt 2025, 11:11
Dritare.net
Angelina Jolie dhe Brat Pitt shitën fotografitë e para të binjakëve të tyre për një shumë prej 14 milionë dollarësh. Aktorja tha se ky ishte vendimi më i mirë i bërë së pari për sigurinë e fëmiëjve por edhe për shumën që ia dhuroi fondacionit të tyre të bamirësisë Jolie-Pitt. Ata vepruan njësoj për vajzën e tyre Shiloh, kur ajo lindi në 2006.
“Ishte për sigurinë e tyre. Më mirë që fotot të kontrollohesh në këtë mënyrë se sa dikush t’i fotografonte dhe t’i përdorte kush e di se për çfarë qëllimi”./L.F-dritare.net

















