Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada Amerikane paralajmëron shqiptarët: Mos e tejkaloni afatin e vizës

Ambasada Amerikane paralajmëron shqiptarët: Mos e tejkaloni afatin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u bën thirrje qytetarëve të respektojnë kushtet e vizës amerikane, si dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej afatit të përcaktuar në dokumentin I-94, konkretisht datës “Admit Until”, mund të sjellë pasoja serioze ligjore, përfshirë anulimin e vizës, deportimin e mundshëm dhe pamundësinë për të aplikuar për viza amerikane në të ardhmen.

"Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej "Datës së pranimit deri më..." të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net