Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Ajo do të bëjë çdo lloj pune” Zbardhet email i ri për vajzën shqiptare në dosjen Epstein!

“Ajo do të bëjë çdo lloj pune” Zbardhet email

Dritare.net ka publikuar edhe më herët dokumente nga dosja hetimore e Jeffrey Epstein, ku evidentohej rasti i një vajze shqiptare me inicialet E.T., e cila në mars të vitit 2017 rezulton të ketë aplikuar për një pozicion pune si asistente personale, përmes një ndërmjetësi.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Dritare.net, vajza shqiptare kishte dërguar CV-në dhe ishte informuar se, për të vijuar aplikimin, duhej të dorëzonte tre fotografi personale dhe një video prezantuese. Në CV-në e saj, ajo deklaronte se jetonte në Tiranë, ndërsa në një komunikim të brendshëm drejtuar Epstein thuhej se ajo ndodhej në Paris. Nuk rezulton që ajo të ketë pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Epstein, por vetëm përmes ndërmjetësit.

Email-i i datës 29 mars 2017

Në vijim të këtij rasti, një email tjetër i datës 29 mars 2017, pjesë e së njëjtës dosje, hedh dritë mbi fazën e mëtejshme të përzgjedhjes së kandidateve. Në këtë komunikim, një bashkëpunëtore i dërgon Epstein-it një listë me “kandidatet kryesore”, duke i bashkëngjitur fotografi dhe video për secilën prej tyre, me qëllim vlerësimin paraprak.

Në email përmendet edhe një kandidate ruse, e përshkruar si 21 vjeçe, e arsimuar në SHBA, me vizë pune amerikane, e gatshme për punë dhe për t’u takuar personalisht nga Epstein, nëse ai do ta konsideronte të përshtatshme.

Në të njëjtin komunikim, përmendet sërish edhe vajza shqiptare, e cila përshkruhet si pjesë e listës së kandidateve, për të cilën theksohet se kishte dërguar video dhe se ishte e gatshme për çdo punë, por se kishte komplikime me dokumentacionin.

Dokumentet nuk sqarojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtën vajzë shqiptare të identifikuar me inicialet E.T., por përputhja kohore, kërkesa për foto dhe video, si dhe forma e komunikimit, e vendosin këtë email në vijim të drejtpërdrejtë të rastit të publikuar më herët nga Dritare.net.

Email i plote:

Bashkëpunëtorja: Jeffrey, të bashkëngjitura janë kandidatet kryesore.
Mund t’i zmadhosh fotografitë në Word.

Bashkëpunëtorja:
Duhet ta takosh dhe ta punësosh vajzën ruse […] nëse të pëlqen.
Ajo është 21 vjeçe, e arsimuar në universitet në SHBA, ka vizë pune amerikane dhe dëshiron shumë një punë.

Bashkëpunëtorja:
Është e gatshme të bëjë çfarë t’i kërkosh.
Është shumë e bukur, sharmante, e përulur dhe kureshtare për gjëra të reja.

Bashkëpunëtorja:
Është si unë para gjashtë vitesh vetëm, në një vend të ri, duke kërkuar më të mirën.
Edhe shumë e dobët.
Bëmë një bisedë shumë të bukur.

Bashkëpunëtorja:
Edhe kandidatët e tjerë janë interesantë,
por nuk janë të bazuar në Nju Jork.

Bashkëpunëtorja (për vajzën shqiptare):
Vajza shqiptare gjithashtu do të bëjë çdo lloj pune që ti dëshiron që ajo të bëjë,
por është shumë e komplikuar nga ana e dokumenteve.

Bashkëpunëtorja:
Ke edhe videon për të.

Bashkëpunëtorja:
Më njofto kur t’i takosh ose të flasësh me ndonjërën…

xoxox/ E.P-dritare.net

“Ajo do të bëjë çdo lloj pune” Zbardhet email