Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Adriatik Lapaj dërgohet në spital, i ra bombola e gazit në kokë!

Adriatik Lapaj dërgohet në spital, i ra bombola e gazit në

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj së bashku me mbështetësit e tij u rikthye sërish mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë edhe pas tensioneve të regjistruara mesditën e së dielës, ku gjatë protestës të organizuar nga vetë ai u përplas me efektivët e Policisë.

Edhe në orët e para të mesnatës Policia ndërhyri sërish duke u përplasur me kreun e Shqipëria Bëhet dhe mbështetësit të tij.

Gjatë kësaj situate raportohet se Lapajt i ka rënë në kokë bombola e gazit, dhe për këtë arsye është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

“I ra bombola Tikut, i ra bombola gazit, thërrisni ambulancën”, dëgjohen të thonë mbështetësit e tij.