Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A ndryshon kovidi ngjyrën e lëkurës? Ja çfarë thotë mjeku Kalo!

A ndryshon kovidi ngjyrën e lëkurës? Ja çfarë

Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, te personat e infektuar me Covid-19, është një diskutim i hapur së fundmi, për shkak të dy rasteve që janë vërejtur në botë. Mjeku i njohur, Tritan kalo, shprehet se përveç këtyre dy rasteve, gjatë punës së tij disa mujore në vend, nuk është vërejtur një dukuri e tillë.

"Po kalimi i Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 a shkakton Hiperpigmentim të saj?.....Të vetmet raste që përshkruhen në literaturë janë ato të dy mjekëve kinezë në Wuhan, që pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën ventilim mekanik për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, kur dolën nga kjo gjendje ishin me fytyrë të hiperpigmentuar. Një gjendje e tillë shpjegohet me një funksion të reduktuar të mëlçisë së dëmtuar në një situatë të tillë. Po personat asimptomatikë apo ata me shenja të pakta klinike nga infeksioni prej Sars-Cov2/Covid-19, a mundet të pësojnë një hiperpigmentim të lëkurës? Në praktikën time me qindra të sëmurë si në Spitalin Covid-1/Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT edhe ata të ndjekur ambulatorisht, nuk e kam vërejtur një dukuri të tillë. Vëllezër e motra, miq e shokë, ju lutem VIJONI të Kujdeseni për veten tuaj në çdo kohë dhe kudo që gjendeni….Sars-Cov2 mbetet një virus sëmundje-shkaktues e jetë-marrës", shkruan Kalo./L.F-dritare.net