OBSH: Rekord i ri në botë të rasteve ditore me koronavirus!
E Diel 16 Gusht 2020, 11:11
Dritare.net

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka informuar se në botë është shënuar një tjetër rekord, sa i përket rasteve të reja ditore me koronavirus. Sipas Universitetit Johns Hopkins, në 24 orët e fundit, janë regjistruar më shumë se 294,000 infektime të reja. Deri më tani, janë shënuar 771.000 viktima në të gjithë botën, ku 170 mijë prej tyre, në SHBA. Së fundmi, Zelanda e Re, vendi i cili arriti të kalojë 100 ditë pas asnjë rast të ri me Covid-19, por regjistron çdo ditë sërish raste. Koreja e Jugut raportoi 279 raste të reja ditore, një rekord që prej marsit. Po kështu edhe në Francë, janë rritur ndjeshëm infektimit, ku Ministria e Shëndetësisë, njoftoi për 3310 raste të reja për 24 orët e fundit./L.F-dritare.net