Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do të lirohet Fredi Beleri nga burgu! Flet avokati Idajet Beqiri!

A do të lirohet Fredi Beleri nga burgu! Flet avokati Idajet Beqiri!

Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. Vetë Beleri e ka konsideruar një triumf të demokracisë, ndërsa në Himarë ka nisur festa mes mbështetësve të tij. Zgjedhja e Belerit krijon një çështje unikale, të pa ndodhur më parë, të një eurodeputeti të burgosur në një vend jo anëtar, teksa pritet procesi në apel. Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV tha se Beleri nuk mund të dalë nga burgu pa kryer dënimin e përcaktuar/

“Fredi Beleri do të lirohet nga burgu sipas parashikimit të ligjit.

Ai është dënuar nga shkalla e parë dhe në rast se Gjykata e Apelit do ta lërë në fuqi vendimin ai do të lirohet nga burgu në shtator pasi e ka vuajtur dënimin e dhënë nga shkalla e para. Deri në shtator nuk mund të lirohet nga burgu.

Por ky rast është një turp për Greqinë dhe Mitsotaqisin që e kandidoi. Kështu në korrik kur eurodeputetët të shkojnë në Parlamentin Evropian, i vetmi që do të mungojë do të jetë Beleri i cili ndodhet në burg për blerje votash. Ndaj them se ky është një turp për Greqinë”, u shpreh avokat Idajet Beqiri në Dritare TV.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 5 mars që të shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe e dënoi atë me 2 vjet burg.

Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jordgo Goro, i cili garonte për mandatin e tij të katërt. Megjithëse i arrestuar, Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën./L.F-dritare.net